Çavușoğlű: 3 miliardë dollarë investime turke në Shqipëri

Çavușoğlű: 3 miliard dollarë investime turke në Shqipëri

Çavușoğlű: 3 miliard dollarë investime turke në Shqipëri“Sigurisht do t’i kushtojmë vëmendje sektorit të bujqësisë, energjisë, ndërtimit të aeroporteve, do inkurajomë zhvillime të tilla dhe do t’i mbështesim. Po ashtu, në sektorin e shëndetësisë firmat turke kanë bërë investime të mëdha. Kanë ndërtuar spitale dhe do të vazhdojnë bashkëpunime në fushën e farmaceutikës dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”, tha ministri turk. http://ata.gov.al/2018/10/19/cavusoglu-3-miliard-dollare-investime-turke-ne-shqiperi/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 19 Tetor 2018

TIRANË, 19 tetor /ATSH- I. Vata/ – 3 miliardë dollarë investime turke në Shqipëri. Kështu tha ministri i Jashtëm turk, Mevlűt Çavușoğlű i cili premtoi rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, duke veçuar sidomos investimet në shëndetësi, bujqësi, bashkëpunimin ndërkombëtar, atë ushtarak dhe veçanërisht bashkëpunimin ekonomik.

Deklaratat u bënë pas takimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű me homologun shqiptar, Ditmir Bushati gjatë vizitës në Tiranë.

Çavușoğlű theksoi se me ministrin Bushati u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe në të gjithë dimensionet.

“Marrëdhëniet tona ekonomike po zhvillohen çdo ditë e më tepër. Po rritet tregtia mes dy vendeve. Investimet turke në Shqipëri po rriten, si dhe numri i firmave që investojnë në Shqipëri dhe aktualisht janë 3 miliardë dollarë investime turke në Shqipëri”, – tha ministri turk.

Po ashtu ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavușoğlű shtoi se në takimin me Dhomat e Tregtisë Turqi-Shqipëri, përfaqësuesit e biznesit ishin të lumtur që janë në Shqipëri. “Falënderoj qeverinë shqiptare për interesin që ka treguar për investitorët turq që operojnë në Shqipëri”, – tha ai.

“Sigurisht do t’i kushtojmë vëmendje sektorit të bujqësisë, energjisë, ndërtimit të aeroporteve, do inkurajomë zhvillime të tilla dhe do t’i mbështesim. Po ashtu, në sektorin e shëndetësisë firmat turke kanë bërë investime të mëdha. Kanë ndërtuar spitale dhe do të vazhdojnë bashkëpunime në fushën e farmaceutikës dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”, – tha ministri turk.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavușoğlű thekson se edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, marrëdhënia mes dy vendeve është shumë e ngushtë.

“Kemi mbështetur reciprokisht kandidaturat e secilit vend, sepse kemi një koalicion të përbashkët në fushën ndërkombëtare. Ne kemi një këndvështrim të shëndetshëm dhe objektiv ndaj zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Nisur nga ky koncept, kemi mbështetur Shqipërinë për kandidaturën e OSBE-së dhe kemi besimin se do ta fitojë këtë kandidaturë. Kemi përpjekje të përbashkëta për sigurinë në Ballkan”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavușoğlű tha se u diskutua edhe për çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimin në fushën ushtarake në përmbushjen e mbrojtjes.

“Dëshirojmë që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të integrohen sa më mirë në institucionet euroatlantike. Gjithashtu i urojmë Shqipërisë suksese në integrimin Europian”, – u shpreh në fund ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.