Buxhetimi gjinor, organizatat civile monitorojnë institucionet

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ – Organizatat e shoqërisë civile po vëzhgojnë buxhetet e institucioneve publike përmes lentes gjinore.

Shtatë organizata po përfundojnë raportet e para vëzhguese për procesin e buxhetimit gjinor në Shqipëri dhe do të bëjnë rekomandime për ciklin e ri buxhetor në nivel vendor dhe qendror.

Sipas organizatës ndërkombëtare që operon edhe në Shqipëri “UN Women”, qëllimi i këtij procesi është plotësimi i nevojave të burrave dhe grave në mënyrë të barabartë. Ky është një projekt që mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.