Zgjidhje problemit të ndërtuesve me KLSH

TIRANE, 18 tetor/ATSH/- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar sot përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve, premtoi zgjidhje të problemit të ndërtuesve me KLSH.

Në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ndërtuesit për pjesët e përbashkëta takuese që konsiderohen si shkelje nga KLSH-ja, Gjonaj premtoi zgjidhje.

Ajo tha se një gjë e tillë mund të rregullohet me një akt normativ apo me një urdhër të ministrit.
“Jemi duke menduar për një zgjidhje mbase me një akt ligjor normativ, mund të jetë edhe një urdhër i ministrit. Jemi në fazën e studimit ne do ulemi të shohim si mundet të zgjidhim këto problematika të evidentuara edhe nga qytetarët”,- shtoi ministrja. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.