STAMBOLL, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Një ekip hetues turk përfundoi sot kërkimin e tij për gjurmët e gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll dhe në rezidencën e këshillit.
Agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency tregoi pamjet e ekipeve të mjekësisë ligjore që mbanin çanta dhe kuti, një ditë pasi gjenerali-konsull i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi, e la Turqinë me një fluturim komercial.
Khashoggi, një kritik i zëshëm i Arabisë Saudite dhe i princit Mohammed bin Salman, ishte për herë të fundit më 2 tetor në konsullatë, ku ai kishte shkuar për të marr letrat në mënyrë që ai të mund të martohej me të fejuarën e tij turke.
Zyrtarët turq tashmë hynë dhe kërkuan konsullatën bashkë me zyrtaret arabë të martën.
Nuk është e qartë kur Turqia do të bëjë të ditur rezultatet e hetimit./ /os/ a.jor.