SOFT NEWS – Mish kanguri në skarë në menunë për princin Harry dhe Meghan në Melburn

125

KANBERRA, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Kangur i pjekur në skarë ishte në menunë e sotme të princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan në Melburn, qyteti i dytë më i madh në Australi, ku ata u pritën me brohorima nga mijëra admirues.

Duke u hedhur lule dhe valëvitur flamuj, australianët pushtuan sheshet për të përshëndetur çiftin e familjes mbretërore britanike, në pritjen e ëmbël të fëmijës së tyre të parë në pranverë, në ditën e tretë të vizitës në ishull.

Harry dhe ish-ylli i serialit amerikan “Suits” kaluan veçse disa orë në Melburn duke iu përmbajtur axhendës mjaft të ngjeshur, përfshirë një vakt me specialitete të zonës dhe një vizitë në plazh.

”Më pëlqen gjithçka që ata përfaqësojnë, kanë kaq shumë virtyte për ti admiruar”, u shpreh një adhurues i tyre  në mikrofonin e televizionit publik ”ABC”./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.