SOFJE – Bullgaria nuk përjashton dëbimin e diplomatëve rusë

SOFJE, 18 tetor /ATSH-ANSA/ – Bullgaria mund të dëbojë diplomatë rusë që banojnë në Sofje, pas testeve të fundit që dolën për rastin Skripal, theksoi për shtypin bullgar Tsvetan Tsvetanov, nënkryetar i partisë së qendrës së djathtë në qeveri, GERB, duke iu referuar një takimi në Sofje mes kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe ambasadores britanike Emma Hopkins.

“Provat tani janë shumë të qarta Ne duhet të marrim në konsideratë reagimet e disa vendeve të tjera si Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Franca dhe SHBA, që kanë qenë kategorike për rastin dhe kanë miratuar sanksione kundër Moskës”, vuri në dukje Tsvetanov duke iu referuar akuzave kundër Rusisë.

Në fund të marsit të kaluar, pas një mbledhjeje të Këshillit bullgar të Sigurisë, Bojko Borisov tha se Sofja do të priste më shumë prova për rastin, para se të vendoste sanksione kundër Moskës./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.