Skemat mbështetëse për fermerët, lëvruan 946.4 milionë lekë

134

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Skemat në mbështetje të fermerëve lëvruan një fond prej 946.4 milionë lekë gjatë vitit 2017.

Buxheti i vitit 2017, adresoi financime të drejtpërdrejta për sektorin e bujqësisë, konkretisht 3 milionë lekë për luftimin e insekteve të ullirit në 6 qarqe të vendit (Elbasan, Fier, Vlorë, Tiranë, Lezhë dhe Berat), në një sipërfaqe prej 5599.57 ha tokë.

Ndërkohë që 8 milionë lekë janë dhënë për dëmshpërblimin e fermerëve me lopë të dëmtuara nga dermatoza nodulare, si edhe për blerjen e 1912 krerë lopë për fermerët e dëmtuar.

Skemat e mbështetjes vijojnë në sektorë të tjerë.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.