SHBA – Sekretari amerikan i Thesarit anulon pjesëmarrjen në forumin ekonomik të Riadit

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin anuloi sot pjesëmarrjen në forumin ekonomik të Riadir në mesin e polemikave për zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

”Sapo u takova me Donald Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo dhe vendosëm që nuk do të marrë pjesë në samitin +Future Investment Initiative+ në Arabinë Saudite’’, njoftoi ai me anë të një postimi në Twitter.

Ky njoftim i cili vjen pas një seri anulimesh nga ana e ministrave dhe drejtuesve të biznesit të cilët hoqën dorë të shkonin në Riad, që u shoqërua menjëherë me një rënie të Bursës në Nju Jork. / /v.b/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.