ROMË – Moscovici: As që mund të mendohet Italia pa monedhën euro

90

ROMË, 18 tetor /ATSH-AFP/ – As që mund të mendohet Italia pa monedhën euro, u shpreh sot në Romë komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, pasi i kërkoi sqarime Italisë për buxhetin e saj, të cilësuar jashtë vijës europiane.

”Nuk mund ta imagjinoj euron pa Italinë dhe Italinë pa euron”, pohoi në prani të medias komisioneri, pas një takimi me ministrin italian të Financave, Giovanni Tria, i cili kishte ardhur për të dorëzuar një letër të Komisionit.

Për këtë çështje, Brukseli kërkon zyrtarisht sqarime Romës për ndryshim të paprecedentë të ekuilibrit buxhetor.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.