Mbi 4 miliardë lekë për rikonstruksionin e 64 shkollave

TIRANË, 18 tetor/ATSH/-Ministria e Arsimit ka financuar 4 miliardë e 362 milion lekë në rikonstruksionin e 64 shkollave të arsimit bazë dhe atë parauniversitar.

Shifrat u bënë publike nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ku theksoi se krahas rikonstruksionit, shkollat u pajisën me mjete laboratorike.

“Realizuam financimin e 64 projekteve me vlerë të plotë 4 miliard e 362 milion lekë. Në Arsimin Bazë u financuan 44 objekte arsimore dhe në arsimin e mesëm u financuan 18 objekte arsimore duke përmirësuar standardin e shkollave, ku çdo investim në infrastrukturën shkollore shoqërohet me cilësinë. Shkollat e reja kanë adresuar buxhet edhe për pajisjen me banka dhe laboratorë duke shpenzuar një fond prej 100 milion lekësh, pajisje laboratorike të një fondi prej 70 milion lekesh ku përfitues janë 100 shkolla të arsimit parauniversitar të cilët vuanin nga mungesa e pajisjeve të objekteve didaktike dhe laboratorike”, -deklaroi Nikolla.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.