Mat, punohet për riparimin e urës në Derjan

TIRANË, 18 tetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Mat vazhdon punën në njësinë Administrative Derjan, për riparimin e urave të dëmtuara.

Më herët Bashkia Mat nisi punën në të gjitha njësitë Administrative për riparimin e të gjitha urave të dëmtuara.

Deri më tani janë riparuar dy ura Tip Bel, njëra në njësinë Administrative Rukaj fshati Bruç dhe tjetra në njësinë Administrative Derjan, fshati Derjan. Puna do të vazhdojë deri në riparimin e të gjitha urave të dëmtuara në Bashkinë Mat.

Sot vazhdon puna në njësinë Administrative Derjan për rregullimin e urës së  “Kurvajës” që bën të mundur lidhje e disa fshatrave, Shtjefën, Urxallë, Dukagjin, Gjoçaj. Lami i Madh dhe Macukull. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.