Kuvendi shqyrton sot buxhetin faktik të vitit 2017

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ -Kuvendi shqyrton sot në seancën plenare projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017.

Sot gjithashtu shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar.

Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin 2005 të Konventës për Ndalimin e Akteve të Paligjshme Kundër Sigurisë së Lundrimit Detar, aderuar me ligjin nr. 8850/2001, dhe Protokollin 2005 të Protokollit për Ndalimin e Akteve të Paligjshme Kundër Sigurisë së Platformave Fikse në Shelfin Kontinental, aderuar me ligjin nr. 8850/2001”.

Gjithashtu sot shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2016”.

Po ashtu të mbartura për votim janë edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” që kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Gjithashtu i mbartur për votim është projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” që kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.