Kosovë, nis “Java me bizneset e diasporës shqiptare”

PRISHTINE, 18 tetor /ATSH/ -Java me bizneset e diasporës, nis sot në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë rreth 300 biznese të vendeve të ndryshme të botës.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Në hapje do të marrin pjesë dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, ministri i Shtetit për Diasporë nga Republika e Shqipërisë, Pandeli Majko, si dhe ministra e drejtorë të agjencive të ndryshme. /KosovaPress/ /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.