FRANCË – Taksia fluturuese elektrike ”Volocopter” do të testohet në Singapor në 2019

120

PARIS, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Taksia fluturuese elektrike ”Volocopter” pritet të testohet në gjysmën e dytë të vitit 2019 në Singapor, qyteti i dytë pas Dubait që do të nisë fazën e testimit, njoftoi sot kompania gjermane, e cila shpreson ta hedhë në tregun e shitjes brenda 5 viteve të ardhshme.

”Volokopteri” do të nisë fazën e testimit brenda qendrës urbane në Singapor”, njoftoi kompania në një deklaratë të lëshuar me rastin e panairit të lëvizshmërisnë urbane ”Autonomy” në Paris.

Testet e para jashtë Gjermanisë, pikërisht aty ku ndodhet selia e kësaj taksie fluturuese, me kapacitet dy vendësh, atë të pilotit dhe të një pasagjeri nisën në shtator në Dubai.

”Dubai është mjaft i interesuar për lëvizjen në hapësirën ajrore, por për ne është shumë e rëndësishme të kryejmë teste edhe diku tjetër, në kushte të tjera klimatike”, sqaroi për median, Fabien Nestmann, drejtor për çështjet publike tek kompania ”Volocopter”/ / v.b/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.