FRANCË – Më shumë se 60 liderë në Paris për 100-vjetorin e LIB

PARIS, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 60 liderë shtetesh dhe të qeverive, përfshirë Donald Trump dhe Vladimir Poutin do të jenë të pranishëm më 11 nëntor në Paris me rastin e njëqind vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një ditë pas një ceremonie simbolike, në prani të Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, në një lëndinë ku u nënshkrua armëpushimi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të kryejë më parë një itinerar memorial më 4 apo 9 nëntor në vendet kryesore të konfliktit në Francë, njoftoi sot Elizeja.

Këto ceremoni përkujtimore janë rasti i duhur për të sjellë në memorie se Francë si gjithmonë luan një rol të veçantë në harmoninë e kombeve’’, njoftoi presidenca./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.