Buxheti 2017, reduktoi borxhin publik përtej pritshmërive me 2.9%

149

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Buxheti i vitit 2017, mundësoi uljen e borxhit publik neto nga niveli 71.6% e PBB në vitin 2016, në 68.7% në 2017, pra me një reduktim me 2.9% përtej pritshmërive të parashikuara në programimin e buxhetit 2017 në nivelin 2%.

Ministria e Financave (MF) bën të ditur se, 2017 ishte viti i parë elektoral parlamentar që shënoi ulje të borxhit publik, ulje të deficitit dhe balancë primare pozitive, në zbatim të plotë të rregullit fiskal që kjo qeveri e vendosi, pra ndryshe nga trendet historike të menaxhimit të financave publike në vitet elektorale.

Ndërkohë që buxheti 2017 mundësoi një politikë fiskale optimale, me efekt të rëndësishëm në përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit.

MF-ja shpjegon se, realizimi para pak ditësh i një transaksioni shumë të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për emetimin e Eurobondit, dhe në finale besimi i investitorëve të huaj, është një certifikim tejet i rëndësishëm dhe domethënës për qëndrueshmërinë e financave publike të Shqipërisë, dhe të gjithë shifrat që ne përmendim sot këtu, janë skanuar dhe analizuar në detaje të imtësishme nga FMN dhe nga investitorët. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.