BRUKSEL – BE-ja nis debatin me Romën për buxhetin italian

114

BRUKSEL, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici pritet ti dorëzojë sot ministrit italian të Financave një letër që do ti kërkojë sqarime në lidhje me buxhetin e Romës për 2019,  që del jashtë kornizës europiane, bëhet e ditur nga Komisioni.

Kjo letër do ti dorëzohet personalisht në Romë nga ana e Moscovici-t ministrit Giovanni Tria sot pasdite përpara një konference të përbashkët shtypi të dy zyrtarëve.

”Ky nuk është buxheti që priste Komisioni. Është e kuptueshme që ka reagime. Nuk pres komente kritike”, u shpreh në avancë presidenti i Këshillit Italian, Giuseppe Conte, në momentin e mbërritjes në samitin europian në Bruksel./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.