700 milionë euro i kthehen arkës familjare nga mbyllja e basteve

700 milionë euro i kthehen arkës familjare nga mbyllja e basteve

700 milionë euro i kthehen arkës familjare nga mbyllja e bastevehttp://ata.gov.al/2018/10/18/700-milione-euro-i-kthehen-arkes-familjare-nga-mbyllja-e-basteve/ “700 milionë euro qarkullim vjetor nga bastet do t’i kthehen arkës familjare”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku foli për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove. “Unë jam këtu sot për t’i kërkuar kryetarit të grupit Parlamentar, kryetarit të Kuvendit që sa më shpejt të mbyllet ky film me gjithfarë aktorësh të dukshëm e të padukshëm dhe sa më shpejt në shtëpitë e shqiptarëve të shkojë mesazhi se ky film u mbyll”, tha Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 18 Tetor 2018

TIRANË, 18 tetor/ATSH/- “700 milionë euro qarkullim vjetor nga bastet do t’i kthehen arkës familjare”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku foli për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove.

“Unë jam këtu sot për t’i kërkuar kryetarit të grupit Parlamentar, kryetarit të Kuvendit që sa më shpejt të mbyllet ky film me gjithfarë aktorësh të dukshëm e të padukshëm dhe sa më shpejt në shtëpitë e shqiptarëve të shkojë mesazhi se ky film u mbyll”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “ndërkohë t’i japim mundësi sa më shpejt atyre që i kanë pikat e basteve, t’i adoptohen një tregu të ri”.

Duke folur për Britaninë e Madhe, Rama tha se “në Britani ku u ligjëruan sallonet e basteve në 1961, hapeshin 100 sallone në ditë, epidemi. Por gjëja që ne na intereson është kjo që ka ngritur në mënyrë disporpocionale çmimet, ka bllokuar në mënyrë të qartë gjithë tregun e hapësirave imobiliare për të bërë qindra lloj biznesi të tjera, sepse janë të plotfuqishëm, se disponojnë një sasi para të zezë”.

E përsëris, tha Rama, këto biznese mbështeten nga krimi i organizuar, mbështeten me armë, me kërcënime, me gjoba, me para me fajde./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.