28 milionë euro investime në 15 fabrika të kromit, 700 të punësuar

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/274683629833113/

TIRANE, 18 tetor/ATSH/- Investimet e qeverisë në 5 vitet e fundit kanë rimëkëmbur industrinë e ferrokromit duke rritur punësimin dhe ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoinformacioni, në tre vitet e fundit u investuan 28 milionë euro në 15 fabrika të pasurimit të kromit.

“Mirëmëngjesi, dhe me këtë videoinformacion se si investimet në 5 vitet e fundit kanë rimëkëmbur industrinë e ferrokromit duke rritur punësimin dhe ekonominë lokale e kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rreth 700 persona janë punësuar direkt në këto sipërmarrje. Edhe përsa i përket treguesve të përpunimit të kromit në vend, shifrat tregojnë që ndërsa para viteve ’90 prodhohej rreth 40000 tonë në vit, në vitin 2018 u prodhuan 52000 tonë.

Përsa i përket prodhimit të ferrokromit, në vitin 1988 u prodhuan 38500 tonë në vit, në vitin 2010 23846 tonë, ndërsa në vitin 2018 u prodhuan rreth 60 mijë tonë ferrokrom.

Vlera e shtuar në ekonominë kombëtare nga rritja e prodhimit të ferrokromit sot është 48 milionë dollarë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.