TURQI – Erdogan&Vuçiç: Domosdoshmëri vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd

ANKARA, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen e një kompromisi, u nënvizua gjatë një telefonate mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti Erdogan ndër të tjera theksoi se do të mbështeste çdo marrëveshje që do të arrihej nga të dyja palët.

Tema të tjera të bisedës ishin bashkëpunimi politik dhe ekonomik midis dy vendeve dhe Bashkimit Europian si edhe situata në rajonin e Ballkanit.

Erdogan ftoi Vuçiçin në ceremoninë e inaugurimit të aeroportit të tretë të Stambollit, më 29 tetor, në ditën e festës kombëtare turke, ku me këtë rast do të nënshkruhen disa marrëveshje dypalëshe, sidomos në ndërtimin e rrugëve në Serbi nga kompanitë turke.

Të dy presidentët ranë dakord për përgatitjen e një vizitë të ardhshme zyrtare të Erdoganit në Serbi në vitin 2019./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.