Skënderbeu, si pjesë e historisë së shkëlqyer të Adriatikut

Skënderbeu, si pjesë e historisë së shkëlqyer të Adriatikut

Skënderbeu, si pjesë e historisë së shkëlqyer të Adriatikuthttps://ata.gov.al/2018/10/17/skenderbeu-si-pjese-e-historise-se-shkelqyer-te-adriatikut/Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike erdhi ndryshe me ligjëratën e pedagogut të historisë moderne në Universitetin e Padovës Egidio Ivetiç i cili solli për të pranishmit e interesuar mbi historinë dhe studiuesit figurën e Skënderbeut si hero të Shqipërisë në një kontekst më të gjerë të historisë Mesdhetare dhe Europiane. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare Egidio Ivetiç u shpreh se ,”ligjërata ime ka si pikë reference Shqipërinë në periudhën e mesjetës së vonë si pjesë e zonës Mesdhetare dhe Adriatikut. “Kjo është pjesë e Ballkanit dhe ka në vetvete historinë e Ballkanit. Kështu që historia e Skënderbeut është historia shqiptare, mes Adriatikut dhe Ballkanit, mes Italisë dhe Ballkanit dhe jo vetëm pjesë e historisë së Ballkanit”, tha ai.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018

TIRANË, 17 tetor /ATSH – A.ALLA/ – Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike është një dritare e hapur informimi për studiuesit dhe studentët e historisë, e cila sjell ligjërata të ndryshme mbi heroin tonë kombëtar dhe periudhën e tij.

Studiues të huaj dhe shqiptarë janë pjesë e kësaj konference albanologjike me studimet dhe referimet e tyre mbi fakte interesante të cilat hedhin dritë mbi periudha historike ndoshta të panjohura më parë.

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike erdhi ndryshe me ligjëratën e pedagogut të historisë moderne në Universitetin e Padovës, Egidio Ivetiç i cili solli për të pranishmit e interesuar mbi historinë dhe studiuesit figurën e Skënderbeut si hero të Shqipërisë, në një kontekst më të gjerë të historisë Mesdhetare dhe Europiane.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare Egidio Ivetiç u shpreh se, “ligjërata ime ka si pikë reference Shqipërinë në periudhën e Mesjetës së Vonë, si pjesë e zonës Mesdhetare dhe Adriatikut”. “Kjo është pjesë e Ballkanit dhe ka në vetvete historinë e Ballkanit. Kështu që historia e Skënderbeut është historia shqiptare, mes Adriatikut dhe Ballkanit, mes Italisë dhe Ballkanit dhe jo vetëm pjesë e historisë së Ballkanit”, – tha ai.

“Dua të theksoj faktin se Adriatiku ka historinë e vet. Dhe unë jam specialist për këtë histori. Këndvështrimi im është nga deti dhe jo nga Ballkani. Ka të bëjë me historinë e Venedikut, Mbretin e Napolit dhe natyrisht të gjithë botën ballkanike. Dua të theksoj se rajoni i Adriatikut ka historinë e vet dhe natyrisht historia e Skënderbeut është pjesë e kësaj historie të shkëlqyer”.

“Mendoj se Skënderbeu ishte një shans për ndërtimin e Shqipërisë në periudhën e Mesjetës së vonë, pjesë e krishtërimit europian. Por, gjërat po ndryshonin me otomanët që ishin një fuqi e madhe në fushën ushtarake, politike dhe kështu me radhë. Ishte një histori e dëshpëruar për të bërë bashkë shqiptarët. Natyrisht, ishte Venediku që dominonte detin. Prandaj, mes Venedikut dhe Skënderbeut u zhvillua dialog”, – tha Ivetiç.

“Mendoj se në ditët e sotme historia ishte shumë e rëndësishme sepse ne jetojmë në një botë globale dhe ne kemi tendencën të humbasim rrënjët. Pra, të zhvillosh konferenca historike është e rëndësishme jo vetëm në nivel kombëtar, por ka një kontekst më të gjerë, në nivel europian dhe mesdhetar”, – përfundoi historiani Egidio Ivetiç.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur seksionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor për t’i lënë më pas vendin seksionit të tretë dhe të fundit.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.