Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së, 66.5% të volumit

95

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66.5 % të gjithë volumit tregtar, ndërsa partner kryesor tregtar vijon të jetë Italia me 34.6 %.

INSTAT publikoi sot të dhënat për periudhën janar – shtator 2018, ku vihet re se eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61.6 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34.6 %), Greqia (7.0 %), Gjermania (6.7 %) dhe Kina (6.0 %). /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.