SHBA – Jep dorëheqjen i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

UASHINGTON, 17 tetor /ATSH-AFP/ – I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura njoftoi sot në Këshillin e Sigurimit se do të largohej nga posti që mban për arsye personale në fund të nëntorit, pas një misioni që mbajti për katër vite e katër muaj.

Dorëheqja e të dërguarit të posaçëm i cili është martuar së fundmi dhe shprehej se ndihej i lodhur, nuk është diçka që nuk pritej.

Disa muaj më parë ai i kishte kërkuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres se dëshironte të linte detyrën. Ky i fundit është angazhuar që prej verës në kërkim të një personi të denjë për ta zëvendësuar, sipas disa burimeve diplomatike./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.