Orikumi me impiant të ri të trajtimit të ujërave

180

TIRANË, 17 tetor/ATSH/- Në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) u zhvillua sot një takim ku në qendër ka qenë investimi i rëndësishëm që pritet të marrë jetë në Orikum, në drejtim të rrjetit të kanalizimeve, Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, si dhe ujësjellësit.

Të pranishëm ishin drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, specialistë të Ndërmarrjes, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), si dhe të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Në fokus të diskutimeve ka qenë shërbimi i konsulencës për përgatitjen e fizibilitetit për rikonstruksionin dhe vënien në punë të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, rrjetin e kanalizimeve, por edhe rrjetin e furnizimit me ujë.

Gjatë takimit u diskutua situata aktuale dhe pikat e nxehta ku duhet të ndërhyhet duke pasur në vëmendje edhe Orikumin, si zonë me impakt turistik. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.