Lotaria Amerikane, Ambasada bashkëbisedim live në rrjetet sociale

TIRANË, 17 tetor /ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ftoi gjithë të interesuarit për aplikim për Lotarinë Amerikane që nëse kanë paqartësi nesër në orën 15:00, të postojnë pyetjet live në Facebook.

“Jeni ende të pasigurt si të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Keni pyetje për plotësimin e formularit? Nesër, na pyesni gjatë bashkëbisedimit tonë të drejtpërdrejtë në FB”, shprehet Ambasada.

Po ashtu, Ambasada amerikane shton se qytetarë do të kenë mundësi të postojnë pyetjet dhe të marrin përgjigje në kohë reale”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.