Korçë, 51 gjoba nga kontrollet për sigurinë në rrugë

Korçë, 51 gjoba nga kontrollet për sigurinë në rrugë

Korçë, 51 gjoba nga kontrollet për sigurinë në rrugëGjatë kontrolleve nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore janë dërguar në OASH 33 drejtues mjetesh nga këta: 20 për tejkalim shpejtësie. 11 për mos vendosje të rripit të sigurimit. 1 për xhama të ri-veshur me qese të zezë. 1 për siguracion dhe kontroll teknik.http://ata.gov.al/2018/10/17/korce-51-gjoba-nga-kontrollet-per-sigurine-ne-rruge/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018

TIRANË, 17 tetor/ATSH- A. Fortuzi/ – Policia e Rrugore e Korçës ka zhvilluar kontrolle intensive me drager e radar, si dhe me dron. Kontrollet u përqendruan në evidentimin dhe parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe sinjalizimit rrugor, mosvendosjen e rripit të sigurimit, mospërdorimin e kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh etj.

Në këtë kuadër, u arrestua në flagrancë drejtuesi i një automjeti taxi, shtetasi R.M, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.93 mg/l.

Gjatë kontrolleve nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore janë dërguar në OASH 33 drejtues mjetesh nga këta: 20 për tejkalim shpejtësie, 11 për mos vendosje të rripit të sigurimit, 1 për xhama të riveshur me qese të zezë, 1 për siguracion dhe kontroll teknik.

Gjithashtu janë vendosur 51 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor konkretisht: 21 për përdorim celulari, 13 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të konstatuara gjatë kontrolleve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.