Këngëtarja Arinda Gjoni, kontratë me një shtëpi diskografike turke

153

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Këngëtarja Arinda Gjoni, e cila po korr sukses në tregun muzikor shqiptar me këngën e saj më të fundit “A Jena”, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e turqve.

E ftuar në një emision televiziv, ajo ka treguar se një shtëpi diskografike ka pikasur talentin e saj me këngët ritmike dhe për këtë arsye kanë thuajse një vit që e kërkojnë të bëhet pjesë e tyre.

Arinda ka vendosur t’u japë një shans duke nënshkruar kështu kontratën më të re në Stamboll, me të cilën ka nisur punën për të krijuar projekte të reja muzikore.

Së shpejti ajo do të organizojë një turne muzikor, ku do të zhvillojë koncerte në të gjithë botën si edhe do të vijë me prurje në gjuhën angleze.

Këngëtarja është në hapat e saj të parë drejt ndërkombëtarizimit si artiste. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.