Fushë-Arrëz/ Diskutohet me banorët qeverisja vendore 2015-2018

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ – Për të dëgjuar ankesat dhe sugjerimet e banorëve, bashkia e Fushë-Arrëzit ka nisur një tur llogaridhënie, ku kësaj here është ndalur në Njësinë Administrative Fierzë.

Gjatë këtij takimi banorët dhe përfaqësuesit e pushteti vendor diskutuan së bashku rreth punëve të kryera në këtë zonë nga viti 2015 deri në 2018.

Për të parë gjendjen dhe kushtet e jetesës në këtë zonë kryetari i bashkisë, Fran Tuçi është duke kryer takime me banorët duke u njohur edhe me problemet që ata kanë në jetën e përditshme.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.