Foto/ Mbështetje sipërmarrësve për më tepër investime dhe punësim

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Qeveria do të jetë pranë sipërmarrësve në misionin e tyre për më tepër investime dhe punësim, në një marrëdhënie shumë korrekte me shtetin.

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vijoi edhe sot vizitat e përditshme në biznese, për të mbajtur komunikim sa më të ngushtë me sipërmarrësit.

“Biznese të tilla janë histori suksesi jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë trevat shqipfolëse dhe diasporën. Ato janë gjithashtu një histori suksesi në investim, punësim dhe në një marrëdhënie shumë korrekte me shtetin”, – u shpreh Qato, gjatë vizitës në ambientet e një sipërmarrje në fushën e medieve.

Ministrja premtoi mbështetje për të gjithë ata sipërmarrës që për t’u rritur më tej do të kenë nevojë për mbështetjen e qeverisë.

“Vetëm nëpërmjet partneritetit dhe punës së përbashkët do të ndërtojmë ekonominë e Shqipërisë që duam”, – tha ajo.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.