Fondi i Ballkanit Perëndimor mbështet 18 projekte rajonale, gati Thirrja e Dytë

431

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Janë 18 projekte të pranuara në Thirrjen e Parë për projekte rajonale të Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili feston në 1 nëntor përvjetorin e parë të hapjes së zyrës së Sekretariatit në Tiranë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizata e parë gjithëpërfshirëse dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë vit të parë, Fondi lëshoi Thirrjen e Parë për Projekte Rajonale, duke tërhequr më shumë se 350 aplikacione, me më shumë se 1290 partneritete dhe 18 projekte të pranuara, duke krijuar lidhje me 84 organizata partnere në fazën e zbatimit në të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mbi suksesin e arritur në vijim të Thirrjes së Parë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, po përgatitet Thirrja e Dytë për propozime që do të hidhen së shpejti.

Me mbështetjen e vazhdueshme të qeverive të gjashtë Palëve Kontraktuese, Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor mbetet i përkushtuar që të ketë më shumë projekte të mbështetura, më shumë organizata të angazhuara dhe më shumë bashkëpunime që të marrin jetë. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.