Buxheti 2019 mbështet politikat sociale

Buxheti 2019 mbështet politikat sociale

Buxheti 2019 mbështet politikat sociale."Buxheti 2019 është i pari buxhet, që ne e hartojmë me një koeficient të kënaqshëm lirie, pa të gjitha shtrëngesat shumë të forta që kemi pasur deri tani".Në takimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, "buxheti i vitit 2019 është buxheti i 6-të që do të aprovohet me propozimin e qeverisë socialiste".Të ardhurat e parashikuara, sipas tij, do të mbështesin në radhë të parë një masë të rëndësishme politikash sociale.http://ata.gov.al/2018/10/17/buxheti-2019-mbeshtet-politikat-sociale/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018

TIRANË, 17 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Buxheti 2019 është i pari buxhet, që ne e hartojmë me një koeficient të kënaqshëm lirie, pa të gjitha shtrëngesat shumë të forta që kemi pasur deri tani”.

Në takimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “buxheti i vitit 2019 është buxheti i 6-të që do të aprovohet me propozimin e qeverisë socialiste”.

Të ardhurat e parashikuara, sipas tij, do të mbështesin në radhë të parë një masë të rëndësishme politikash sociale.

Kryeministri kujtoi se “në buxhetin e parë qeveria kishte detyrimin të përballej me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar, apo detyrimesh të papaguara të qeverisë së mëparshme”.

Po ashtu, tha Rama, ishim përballë kërcënimit të një kolapsi të sistemit energjetik të vendit tonë.

“Hap pas hapi buxhetet filluan të çlirohen nga këto dy pesha shumë të rënda në këmbët tona dhe rritja e investimeve publike, nxitja e rritjes ekonomike dhe punësimit, nisën të marrin hap pas hapi më shumë prioritet dhe vëmendje”, – tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.