Bukuroshet e Miss Globe, vizitë surprizë në qendrën “Lira”

TIRANË, 17 tetor/ATSH/- Vajzat e Miss Globe 2018 ditën e sotme zhvilluan një vizitë në Qendrën “Lira”.

Në mjediset e këtij institucioni ato u pritën nga drejtori i kësaj qendre, Armand Agalliu, i cili i njohu me veprimtaritë dhe funksionin e Qendrës “Lira”. Bukuroshet e Miss Globe 2018 iu dhuruan banorëve të kësaj qendre disa dhurata simbolike, përmes të cilave përcollën mesazhe të ngrohta të mirësisë, të ndjeshmërisë dhe të dashurisë njerëzore.

Nga ana e tyre edhe fëmijët e qendrës u dhuruan vajzave bukuroshe disa kartolina të punuara nga vetë ata.

Qendra “Lira” ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuar.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.