BERLIN – Merkel: Shpërndarja e drejtë e migrantëve çështje e pazgjidhur

114

BERLIN, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Shpërndarja e drejtë në Europë mbetet një çështje e pazgjidhur, theksoi sot në Bundestag kancelarja Angela Merkel përsa i përket çështjes së migrantëve.

‘’Duket qartë se shumica e qytetarëve nuk duan një zgjidhje kombëtare, por europiane. Jo izolimin, por bashkëpunimin, pikërisht për shkak se ata e vlerësojnë zonën Schengen”, shtoi Merkel.

“Ne duam të luftojmë kontrabandistët dhe të përmirësojmë mbrojtjen e kufirit të jashtëm dhe në Bruksel do të flasim për forcimin e Frontex, pasi atje ka ide të ndryshme për të”, theksoi ajo./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.