12 vjet në pritje, qytetari pajiset brenda 10 ditësh me lejen e legalizimit

12 vjet në pritje, qytetari pajiset brenda 10 ditësh me lejen e legalizimit

12 vjet në pritje, qytetari pajiset brenda 10 ditësh me lejen e legalizimithttps://ata.gov.al/2018/10/17/12-vjet-ne-pritje-qytetari-pajiset-brenda-10-ditesh-me-lejen-e-legalizimit/Faslli Shehaj nga Tirana kishte që në vitin 2006 që kishte aplikuar pranë Agjencisë së Legalizimit në lidhje me pronën e tij dhe nuk gjente zgjidhje. Në 2 tetor ai iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes dhe në 12 tetor iu dha leja e legalizimit. Ky ishte rasti i radhës i paraqitur sot në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe qytetarët që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018

TIRANË, 17 tetor/ATSH-Maela Marini/ Faslli Shehaj nga Tirana kishte që në vitin 2006 që kishte aplikuar pranë Agjencisë së Legalizimit në lidhje me pronën e tij dhe nuk gjente zgjidhje. Në 2 tetor ai iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes dhe në 12 tetor iu dha leja e legalizimit.

Ky ishte rasti i radhës i paraqitur sot në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe qytetarët që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës.

“Ajo që për fat të keq shumëkush në botën e medias nuk arrin dot ta kuptojë dhe për këtë arsye në mënyrë shumë për të ardhur keq arrijmë deri edhe në përqeshje të platformës, është se platforma bën një transformim të madh epokal”, – tha Rama.

E ardhmja e shërbimeve publike, sipas Kryeministrit, është vetëm dixhitalizimi i plotë dhe robotizimi i marrëdhënieve mes administratës dhe qytetarit.

“Nuk do të ketë më asnjë nevojë për të bërë asnjë metër rrugë në këmbë për të marrë një shërbim, por gjithçka do të jetë online. Platforma është pjesë e mekanizmit të administratës se në fakt është administrata që vihet në lëvizje përmes platformës”, – vijoi ai.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se “platforma është një armë shumë efikase kundër korrupsionit dhe parazitizmit në administratë”.

Gjithmonë e më shumë, tha Rama, po shohim në të gjitha kontrollet dhe proceset e brendshme të administratës, se ka një rritje të punonjësve që e kanë kuptuar se çdo qytetar mund të të marri në qafë, në kuptimin e pozicionit dhe privilegjit që ke për të shërbyer.

Çdo qytetar jo vetëm merr asistencën e menjëhershme dhe merr zgjidhje, por sipas Kryeministrit, ndez edhe një llambë për t’u fokusuar te një çështje, dhe përmes çështjes, për të zbuluar individë që janë përgjegjës për mostrajtimin si duhet të çështjes. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.