Tiranë-Elbasan, rruga do të jetë e hapur deri në fund të vitit

256

TIRANË, 16 tetor/ATSH/- “Deri në fund të vitit duhet që aksi Tiranë-Elbasan të jetë i përfunduar, problemi i vetëm, që s’ka lidhje me ministrin Gjiknuri është që pati një vonesë në financim nga BERZH dhe deri në fund të vitit do të shkosh në anën tjetër pa i rënë nga gjarpërimet, ose nuk do të jetë Damiani”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

“Do të hapet aksi, por nuk do të jetë i përfunduar, i plotë”, – sqaroi Rama.

Në lidhje me reformën territoriale, Rama theksoi se “është e vërtetë që shpenzimet janë rritur, për shkak të një fakti që është negativ. Bashkitë në autonominë e tyre financiare kanë një pjesë të grantit të parave, që i kanë në dorë vetë dhe çfarë bëjnë, fry e fry, e rrit e rrit”.

“Çfarë do të bëjmë ne, në këtë buxhet të ri të 2019 do të vendosim një limit nga lekët që jep qeveria, ku bashkitë nuk mund të përdorin më shumë se kaq për vende pune. Por, një reformë si kjo, do kohën e vet, nuk është diçka që u tha dje dhe u bë sot”, – nënvizoi Rama. /k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.