TEHERAN – Irani konfirmon 700 sulme me dron kundër ISIS-it në Siri

TEHERAN, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Garda e Revolucionit iranian ka kryer 700 sulme me dron kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve ”Fars”.

”Dronët tanë sulmues kanë kryer 700 operacione ushtarake në sajë të bombave të telekomanduara kundër Daech-it(akronim në gjuhën arabe të ISIS-it)”, shkruan Fars duke cituar gjeneralin e brigadës Amirali Hajizadeh, komandant i forcave aero-hapësinore të Gardës, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

”Ata u përdorën për shkatërrimin e tankeve, të mjeteve transportuese të trupave, makinave të përdorura për sulme kamikaze dhe të topave 23 mm’’, shton agjencia duke cituar oficerin, i cili shprehet i kënaqur nga rezultati i sulmeve kundër objektivave të rëndësishëm për Daech-in. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.