Siguria ushqimore, kantina për nxënësit në shkollat e 5 bashkive

Siguria ushqimore, kantina për nxënësit në shkollat e 5 bashkive

Siguria ushqimore, kantina për nxënësit në shkollat e 5 bashkivehttps://ata.gov.al/2018/10/16/siguria-ushqimore-kantina-per-nxenesit-ne-shkollat-e-5-bashkive/Projekti ka nisur me shkollën 9 vjeçare “Mësonjëtorja e parë shqipe”, e cila është dhe shkolla e parë ku do të implementohet ky projekt. Ministri Peleshi i shoqëruar nga kryetari i Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Fillo, ishin të pranishëm gjatë orës së konsumimit të ushqimit për nxënësit e shkollës, sipas një menuje të përgatitur enkas për ta. “Duam që të rritim sigurinë ushqimore në vend duke filluar nga fëmijët. Sepse natyrisht bëhet fjalë për shëndetin e tyre, bëhet fjalë për një të ardhme më të sigurtë nga pikëpamja ushqimore. Siguria ushqimore konsiderohet sot në Shqipëri, pjesë e sigurisë kombëtare se ka të bëjë më jetën, ka të bëjë me të ardhmen”, tha Pelelshi.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 16 Tetor 2018

TIRANË, 16 tetor /ATSH/- Vakti ushqimor nëpër shkolla nuk duhet të jetë më një vakt që sigurohet nga ambulantët e pakontrolluar, por do të hapen kantinat ushqimore me ushqim të kontrolluar dhe me menu enkas për ta.

Kështu deklaroi sot ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, gjatë inspektimit në kantinën ushqimore të një shkolle 9-vjeçare të qytetit të Korçës.

Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, ka nisur projekti “Kantinat Ushqimore”, pjesë e marrëveshjes “Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm”, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe bashkive Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Tiranë.

Projekti ka nisur me shkollën 9-vjeçare “Mësonjëtorja e parë shqipe”, e cila është dhe shkolla e parë ku do të implementohet ky projekt. Ministri Peleshi, i shoqëruar nga kryetari i kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Fillo, ishin të pranishëm gjatë orës së konsumimit të ushqimit për nxënësit e shkollës, sipas një menuje të përgatitur enkas për ta.

“Duam që të rritim sigurinë ushqimore në vend duke filluar nga fëmijët. Sepse natyrisht bëhet fjalë për shëndetin e tyre, bëhet fjalë për një të ardhme më të sigurtë nga pikëpamja ushqimore. Siguria ushqimore konsiderohet sot në Shqipëri, pjesë e sigurisë kombëtare, se ka të bëjë me jetën, ka të bëjë me të ardhmen”, tha Peleshi.

Ministri shprehu gatishmërinë e shtetit për të vendosur standarde të larta të sigurisë ushqimore, duke mos lejuar askënd të abuzojë me të.

Projekti i kantinave ushqimore do të shtrihet gjatë javëve të ardhshme edhe në tri shkolla të tjera të këtij qarku, dhe do të vijojë në muajin nëntor në qytetet e Elbasanit e Tiranës, duke u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare në gjithë territorin e vendit.

MBZHR nëpërmjet AKU-së do të kryejë kontrollin e produkteve ushqimore, si dhe të mjediseve ku ato ruhen. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.