Princi i Arabisë Saudite do të blejë ”Mançester Junajtid’, kushton të paktën 4 miliardë stërlina

TIRANË, 16 tetor/ ATSH/ – Princi i Arabisë Saudite, Mohamad bin Salman, kërkon të blejë klubin e Anglez të Mançester Junajtid.

Lajmi u publikua nga gazeta britanike “The Sun” e cila shkruan se është e sigurt qe një nga njerëzit më të pasur dhe të fuqishëm në botë, do të bëhet pronari i ”djajve të kuq” të Anglisë.

Arabia Saudite ka kohë që ka shfaqur interes për futbollin. Kampionët e Premier Ligës të Manchester Sitit, janë në pronësi të sheikut që jeton në Abu Dhabi, Mansur, ndërsa PSG është pronë e Grupit të Investimeve të Katarit.

Por aktualisht Junajtid është në pronësi të familjes Glejzër që prej vitit 2005 dhe sot vlerësohet me mbi 3 miliardë paund, kujtojmë që amerikanët e blenë klubin për vetëm 790 milionë paund. Ndërkohë “Sky Sport” shkruan se pronaret aktual të klubit nuk duan ta shesin, por thekson se ata do të ishin të gatshëm të dëgjonin një ofertë që fillonte nga të paktën 4 miliardë sterlina.

Pasuria princit saudit  Bin Salman përllogaritet të jetë rreth 850 miliardë paund. o/l/.a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.