Pasuritë e Shqipërisë në UNESCO, margaritarë në gjerdanin e trashëgimisë botërore

Pasuritë e Shqipërisë në UNESCO, margaritarë në gjerdanin e trashëgimisë botërore

Pasuritë e Shqipërisë në UNESCO, margaritarë në gjerdanin e trashëgimisë botërore“Butrini, Berati, Gjirokastra, Isopolifonia, Kodikët e purpurt të Beratit, Pyjet e ahut të lashtë të Rrajcës, rezerva e bsioferës së Prespës, janë tashmë faqe të ndritura të pasaportës tonë kulturore dhe natyrore botërisht të vlerësuara. Një tjetër pasuri, ajo e rajonit të Ohrit është aktualisht në shqyrtim. Ne jemi të bindur se ai do të përbëjë një margaritar në gjerdanin e trashëgimisë botërore”, deklaroi sot Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në konferencën e mbajtur sot në Tiranë me titull, “Shqipëria 60 vjet në UNESCO”.http://ata.gov.al/2018/10/16/pasurite-e-shqiperise-ne-unesco-margaritare-ne-gjerdanin-e-trashegimise-boterore/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 16 Tetor 2018

TIRANË, 16 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – “Butrini, Berati, Gjirokastra, Isopolifonia, Kodikët e purpurt të Beratit, Pyjet e ahut të lashtë të Rrajcës, rezerva e biosferës së Prespës, janë tashmë faqe të ndritura të pasaportës tonë kulturore dhe natyrore botërisht të vlerësuara. Një tjetër pasuri, ajo e rajonit të Ohrit është aktualisht në shqyrtim. Ne jemi të bindur se ai do të përbëjë një margaritar në gjerdanin e trashëgimisë botërore”, – deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në konferencën e mbajtur sot në Tiranë me titull, “Shqipëria 60 vjet në UNESCO”.

“Sot mbushen plot 6 dekada nga dita e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Si pjesë e zinxhirit të sistemit të Kombeve të Bashkuara UNESCO u themelua për të zhvilluar solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit. Si një instrument ndërqeveritar për të ndërtuar paqe të qëndrueshme”, – u shpreh ai.

“Shqipëria e kohës së anëtarësimit në UNESCO, në krahasim me Shqipërinë e sotme ka qenë një Shqipëri tjetër, kryekëput ndryshe nga Shqipëria e sotme, e etur dhe në mënyrë të pakthyeshme për progres, – tha Bushati, i cili shtoi se, – prania në UNESCO gjithsesi e ndihmoi Shqipërinë të luftonte analfabetizmin në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar”.

“Bashkëpunimi efektiv rajonal dhe më gjerë, në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, komunikimit nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje dhe kontribut gjithëpërfshirës”, – u shpreh Bushati.

Ai theksoi nevojën për të investuar më shumë për rininë. “Të bëjmë të mundur me çdo mjet që energjia dhe veprimtaria e brezit të ri të vihet në dispozicion të zgjidhjes së problemeve të sotme dhe të së ardhmes. Angazhimi dhe shkathtësia e brezit të ri do të jenë vendimtare, si për Shqipërinë, edhe për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, por edhe për të ndërtuar një rajon që jeton në paqe dhe prosperitet”, – nënvizoi Bushati.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.