NJU-JORK – Vdes Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoft-it

NJU-JORK, 16 /ATSH-ANSA/ – Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoft vdiq në Seattle, në moshën 65 vjeç, nga ndërlikime që lidhen me limfomën joHodgkin, të njëjtin lloj kanceri që ai kishte kaluar disa vite më parë.

Gjeniu kompjuterik, në vitin 1975, së bashku me Bill Gates themeloi kolosin e Redmondit me ëndrrën për të sjellë një kompjuter në çdo shtëpi.

Pas vetëm tetë viteve, ai u largua nga Microsofti për probleme shëndetësore.

Allen mbeti një forcë e vërtetë në botën e teknologjisë dhe filantropisë, duke investuar miliarda dollarë në sipërmarrje të ndryshme biznesi, nga zbulimi i rrënojave të Luftës së Dytë Botërore deri tek investimet mbi kompanitë hapësinore.

Allen ishte në fakt pronari i skuadrës së basketbollit të NBA ”Portland Trail Blazers” dhe i ekipit të futbollit ”Seattle Seahawks”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.