Nis puna për rehabilitimin e lumit Gjanica

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ – Nis puna për rehabilitimin e lumit Gjanica në qytetin e Fierit. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Armando Subashi gjatë ceremonisë së 74-vjetorit të festës së Çlirimit të Fierit.

Kryetari i bashkisë Armando Subashi tha se ”Fieri është gati për nisjen e punës për rehabilitimin e Gjanicës dhe qendrës së qytetit, thuajse tetë muaj pas prishjes së 47 objekteve përgjatë lumit”.

Subashi shtoi se ”kjo ditë e shënuar e çlirimit të qytetit, përkon me ditën e fillimit të punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe lumit Gjanica”. Punimet për rikonceptimin e qendrës së qytetit do të kenë një kohështrirje prej 18 muajsh.

Projekti parashikon që në fund të punimeve të përfitohet një sipërfaqe prej 7 ha nga të cilat 2 ha të jenë sipërfaqe e gjelbëruar. Gjithashtu projekti synon t’i japë një pamje të re Gjanicës, por dhe qendrës së Fierit. o/l/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.