Inaugurohet Shtegu i Çezarit, promovim i historisë dhe vlerave turistike

618

Inaugurohet shtegu i Çezarit, promovim i historisë dhe vlerave turistike

Inaugurohet shtegu i Çezarit, promovim i historisë dhe vlerave turistikehttps://ata.gov.al/2018/10/16/inaugurohet-shtegu-i-cezarit-promovim-i-historise-dhe-vlerave-turistike/Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga ministri si një investim supermodern i standardeve europiane, në Palasë, që bashkon natyrën dhe investimin duke ruajtur një raport të drejtë mes zhvillimit të turizmit, ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrojtur të Llogarasë dhe Gadishullit të Karaburunit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 16 Tetor 2018

TIRANË,16 tetor /ATSH/ – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit inauguroi Shtegun e Çezarit, që lidh Parkun Kombëtar Llogora dhe Monumentin e Natyrës, Delta e Përroit të Palasës.

Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga ministri si një investim supermodern i standardeve europiane në Palasë, që bashkon natyrën dhe investimin duke ruajtur një raport të drejtë mes zhvillimit të turizmit, ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrojtur të Llogorasë dhe Gadishullit të Karaburunit.

“Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut, përsa i përket hotelit në cilësinë e tij, por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë në mënyrë të plotë të gjithë Shtegun e Çezarit, i cili vjen nga një histori mjëravjeçare ku Çezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit. Ne do të vazhdojmë të promovojmë gjithë këto ngjarje historike të cilat dëshmojnë se traditat, vlerat kulturore, vlerat turistike të kësaj zone janë të paimagjinueshme, por janë edhe pashfrytëzuara”, – tha ministri Klosi.

Ai ngjiti shtegun bashkë me përfaqësues të Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Grupit “Balfin” në fushën e turizmit, me përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe një grup alpinistësh.

Menaxherja e projektit Green Coast, Jonida Buda tha se një nga përgjegjësitë kryesore të Projektit Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të zonës, si edhe ngritja e platformës së turizmit të qëndrueshëm duke përmiresuar ndjeshëm aspektin turistik të zonës së Palasës, me synimin për ta shndërruar nga një destinacion veror në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

“Viti që po mbyllim sezonin turistik ka qenë i mrekullueshëm, kemi arritur që të kemi rreth 20% më shumë turistë se një vit më parë, por përsëri shifrat nuk mjaftojnë, pasi ne na duhet që të shtrijmë edhe me shumë sezonin turistik. Siç shohim edhe sot jemi në mes të tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe, ka një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo ky të ishte një vend edhe sot i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën, bukurinë, por edhe komoditetin, prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast, të cilën do të doja shumë ta përshëndesja për investimin që po bën për shtegun e Çezarit, është ajo çfarë ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare”, – tha ministri Klosi.

Shtegu i Çezarit do të kthehet shumë shpejt në një zonë ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen e alpinistëve dhe të apasionuarve pas natyrës, qofshin këta shqiptarë, apo edhe ndërkombëtarë. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.