Fier/ Policia kap një nga organizatorët e tragjedisë së Butrintit

Fier/ Policia kap një nga organizatorët e tragjedisë së Butrintit

Fier/ Policia kap një nga organizatorët e tragjedisë së Butrintithttps://ata.gov.al/2018/10/16/fier-policia-kap-nje-nga-organizatoret-e-tragjedise-se-butrintit/Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim; Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 16 Tetor 2018

TIRANË, 16 tetor/ATSH- A Fortuzi/ – Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit, Albert Gegan. Ky shtetas, ishte i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim; Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.