“Doktorët gazmorë”, izraelitët trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë

“Doktorët gazmorë”, izraelitët trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë

“Doktorët gazmorë”, izraelitët trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë“Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t’u shëruar sa më shpejt”, tha ministrja Manastirliu.http://ata.gov.al/2018/10/16/doktoret-gazmore-izraelitet-trajnime-per-mjeket-dhe-infermieret-shqiptare/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 16 Tetor 2018

TIRANË, 16 tetor/ATSH- A Fortuzi/- Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të trajnohen për të qenë miqësorë me pacientët nga ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga e gjithë Shqipëria, për programin e “Dream Doctors”, pra doktorët gazmorë të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori izraelit SH.T.Z Boaz Rodkin vizituan sot ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi i doktorëve gazmorë profesionistë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël.

“Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre, por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t’u shëruar sa më shpejt”, tha ministrja Manastirliu.

Duke treguar mbështetjen për trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh: “Është e provuar që t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur që konkretizuam përpjekjet disamujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë”.

Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve zhvillohet nga data 15-20 tetor në Tiranë, ku ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit do të prezantojë teknikat e terapive për pacientët, jo vetëm ata në Pediatri, për t’jua bërë sa më të lehtë qëndrimin në spital. “Dream Doctors” janë animatorë mjekësorë profesionistë, të cilët janë të trajnuar për terapi pacienti gjatë shtrimeve në spital, apo trajtimit ambulator. Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht (por jo vetëm) në repartet pediatrike. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.