Bulqiza përfituese e projektit “Vëzhguesi Rural” të financuar nga BE

TIRANË, 16 tetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Bulqizë është një nga pesë përfitueset  e projektit “Vëzhguesi Rural” të financuar nga Bashkimi Europian.

N/Kryetari i Bashkisë Bulqizë Shpëtim Rama, bashkë edhe me Përgjegjësin për Ndihmën e Huaj, Edison Balla, pritën në një takim zyrtar përfaqësues të Projektit “Vëzhguesi Rural”.

Ky është një projekt i financuar direkt nga fonde të Bashkimit Europian, dhe do të zhvillohet në pesë bashki të Shqipërisë, përfshirë këtu Bashkinë Bulqizë, në të cilat ushtrohet aktivitet mineral nxjerrës dhe përpunues. Pjesë e këtij projekti ishin ekspertë të avokatisë dhe gazetarë.

I pranishëm në takim ishte edhe Koordinatori i këtij projekti për Bashkinë Bulqizë, njëherësh Drejtori i SHERM, Albania Danjel Bica.

Gjatë fjalës së tij. N/kryetari i Bashkisë Rama e vuri theksin tek domosdoshmëria e rritjes së rentës minerare dhe po ashtu tek ndikimi i rritjes së investimeve sociale, që duhet të bëjnë koncensionarët që të shfrytëzojnë pasurinë minerare në Bulqizë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.