Aurela Gaçe, feston ditëlindjen me një urim special

77

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ – Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast ka postuar një foto nga fëmijëria e saj. Bashkëngjitur me foton, këngëtarja e njohur ka lënë edhe një urim special për veten e saj, ku tregon se ndihet 20 vjeçe.

“Jam 20 vjeç, edhe jeta më thërret. Sot se si ndihem, si më e rritur, se edhe nxë njeriu me kalimin e kohës#ditelindjaime#happybirthdaytome”, – shkruan këngëtarja.

/m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.