TURQI – Media: Evakuohet ambasada e Iranit në Ankara pas një alarmi për bombë

111

ANKARA, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Ambasada e Iranit në Ankara u evakua dhe rruga ku ndodhet selia e saj u kufizua trafiku pas alarmit për bombë, raportuan mediat lokale.

Por në Teheran, Ministria e Punëve të Jashtme e cilësoi ”gënjeshtër të pastër” informacionin, sipas së cilit ndërtesa diplomatike të jetë shënjestruar nga një atentat i mundshëm dhe përgënjeshtroi evakuimin e zonës.

”Personeli i ambasadës sonë ndodhet në vendin e punës, dhe është shëndoshë e mirë në aspektin e sigurisë dhe po kryen detyrat e përditshmërisë”, shkruan Ministria në një komunikatë të publikuar në web-in e saj../ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.