TOKIO – Qeveria rrit sërish taksën e shitjes në 10%

118

TOKIO, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe theksoi se qeveria do të rriste taksën e shitjes në 10% nga 8% që ishte më parë, ashtu siç edhe ishte planifikuar duke filluar nga tetori 2019, pavarësisht shpenzimeve të ulëta për konsum dhe pagave që nuk janë rritur.

Abe bëri njoftimin e sipërcituar përmes spekulimeve se ajo mund të shtyhej përpara zhvillimit të zgjedhjeve për Dhomën e Lartë të parlamentit japonez.

Në vitin 2014, qeveria e Abes e ngriti taksën e shitjes në 8% nga 5%. Pas këtij vendimi, ekonomia e tretë më e madhe në botë pësoi një recesion mes konsumit të ngadaltë privat.

Kur Abe mori detyrën në dhjetor 2012, u zotua të rifreskonte ekonominë.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Said tha sot në një konferencë shtypi se Tokioja do të rriste taksën, përveç rasteve kur mund të kishte kriza financiare, si ajo e vitit 2008./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.