Sprinteri Bolt drejt Serisë A

122

TIRANË, 15 tetor /ATSH – A. Fortuzi/ – Sprintieri Usain Bolt mund të transferohet në kampionatin italian të futbollit, madje te një nga skuadrat elitare të futbollit të gadishullit Apenin.

Menaxheri i Bolt, Tony Raills deklaroi se për xhamajkanin ka pasur oferta nga një klub europian, që prej pak kohësh drejtohet nga një pronar i ri dhe që synon të rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve. Duke nisur nga kjo deklaratë, mediet europiane kanë perceptuar se fjala bëhet për “Milanin”, që ka një president të ri dhe se objektiv kryesor ka Ligën e Kampionëve. Për më tepër, mendohet se Fondi “Elliot” mund të përdorë atletin kampion bote nga Xhamajka, jo vetëm si një alternativë për trajnerin Gatuso, por edhe si një njeri imazh, për të afruar sa më shumë sponsorë në skuadër. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.