Shqipëria zgjeron pagesat me kartë në terminalet POS

136

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Shqipëria po vijon të zgjerojë shërbimet bankare, sidomos në fushën e pagesave POS, të cilat janë instrumente që përdoren për të përpunuar transaksionet që kryhen me kartë debiti ose krediti.

Kur përdoret terminali POS, të gjitha transaksionet e kartave përpunohen elektronikisht, duke shmangur kështu përdorimin e parasë Cash.

Këto pajisje i përdorin njësitë e shitjes së mallrave dhe shërbimeve për pagesat me kartë.

Sipas të dhënave nga BSH-së, Shqipëria vitin e kaluar ka numëruar 7294 POS-e, ndërkohë që bankat po rrisin zgjerimin e këtyre terminaleve, duke i dhënë lehtësi biznesit në transaksione dhe formalizim të ekonomisë.

/e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.